Trump falenderon Ramën për 5G dhe e fton të zhvendosë ambasadën shqiptare në Jeruzalem
Me anë të një letre drejtuar kryeministrit Rama, të cilën ky i fundit e ka bërë publike në rrjetin social facebook, kreu i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump thotë se Shqipëria dhe SHBA do të nënshkruajnë së shpejti një Memorandum Mirëkuptimi mbi sigurinë 5G, i cili hap rrugën që edhe vendet e tjera në Ballkan të bëjnë të njëjtën gjë.
Trump gjithashtu ka nënvizuar mbështjen e Kryeministrit shqiptar në normalizimin ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës dhe në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar në Uashington ai e fton Ramën që të zhvendosë Ambasadën shqiptar në Jeruzalem.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




