E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trump me porosi të qartë për Shkupin: Pranoni marrëveshjen me Greqinë, sepse…
Bota

Trump me porosi të qartë për Shkupin: Pranoni marrëveshjen me Greqinë, sepse…

Marrëveshja e Prespës për zgjidhjen e kontestit me emrin e hap rrugën e Maqedonisë drejt anëtarësimit në NATO dhe BE, i shkroi presidenti amerikan Donald Trump kolegut të tij maqedonas Gjorge Ivanov, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë – 8 Shtatorit, transmeton Gazeta Express

“Maqedonia ka shumë arsye sivjet të jetë krenare. Marrëveshja historike e Prespës e zgjidh kontestin shumëvjeçar për emrin me Greqinë dhe e hap rrugën e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE. Marrëveshja dhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do t’i përforcojë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin në tërë rajonin. SHBA-ja është e gatshme ta mbështesë Maqedoninë, veçanërisht në bisedimet në vijim për anëtarësimin Tuaj në NATO. U uroj çdo të mirë qytetarëve të Maqedonisë në këtë ditë të veçantë”, ka shkruar Trump në urimin, të publikuar sot nga Ambasada amerikane në Shkup.  Letra e presidentit amerikan vjen në vigjilje të referendumit, në të cilin qytetarët e Maqedonisë, më 30 shtator, duhet të shprehen se a pajtohen që Maqedonia ta ndryshojë emrin në “Republika e Maqedonisë së Veriut”, si kusht për anëtarëisimine vendit në NATO dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.