E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trump paralajmëron Korenë e Veriut, u sos durimi
Bota

Trump paralajmëron Korenë e Veriut, u sos durimi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se programi raketor atomik i Koresë Veriore është “kërcënim” për botën dhe ka përsëritur se “periudha e durimit strategjik” ndaj Phenianit ka përfunduar.
Duke folur sot në Tokio, pas takimit me kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, Trump theksoi se të dy vendet po vazhdojnë të punojnë për t’i kundërshtuar “agresionet e rrezikshme” të regjimit të Koresë Veriore, raporton Rel.

Programi atomik i Koresë Veriore është “kërcënim për botën e civilizuar dhe paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar”, tha Trump gjatë një konference për gazetarë së bashku me Abe.

Sot është dita e dytë e turneut aziatik të presidentit, Donald Trump, gjatë së cilit ai do ta vizitojë edhe Korenë Jugore, Kinën, Vietnamin dhe Filipinet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.