E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trump pranon se ka biseduar për djalin e Joe Bidenit me Selenskyjn
Bota

Trump pranon se ka biseduar për djalin e Joe Bidenit me Selenskyjn

Presidenti amerikan, Donald Trump ka pranuar, se ka biseduar me kreun e shtetit ukrainas për rivalin, Joe Biden, një ndër kandidatët demokratë për garën presidenciale, dhe djalin e tij.

Në debatin që ka shkaktuar një telefonatë e presidentit amerikan, Donald Trump me presidentin ukrainas, Volodymyr Selenskyj është shprehur vetë presidenti. Ai pranoi, se politikani demokrat, Joe Biden dhe djali i tij, Hunter Biden kanë qenë temë e bisedës . Është bërë fjalë për implikimin e të dyve në korrupsion në Ukrainë, ka thënë Trump. Ai shprehu shpresën, që telefonata e kontestuar të publikohet.

Sipas raportimeve në media, më 25 korrik, Trump kishte telefonuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Selenskyj dhe i kishte kërkuar të mblidhte informacione kompromentuese për djalin e Biden, Hunter. “Wall Street Journal” shkruan, se presidenti amerikan është përpjekur “tetë herë” të përmendë aktivitetet e Hunter Biden. Ky i fundit kishte punuar për një koncern ukrainas të gazit në kohën që Biden ishte zëvendëspresident. Për këtë qëllim, Trump i ka kërkuar me gjasë Selenskyjt të bashkëpunojë me avokatin e tij, Rudy Giuliani. Në këtë koncern dyshohet se ka pasur raste korrupsioni. Giuliani ka pranuar në fundjavë, se një telefonatë e tillë është zhvilluar.

Barack Obama, Joe Biden (në qendër) dhe djali i tij, Hunter Biden

“Keqpërdorim i jashtëzakonshëm i pushtetit”

Joe Biden është aktualisht kandidati më me shanse i demokratëve për të dalë garën në presidenciale në nëntor 2020 kundër Donald Trumpit. Politikani demokrat e ka akuzuar Trump për “keqpërdorim të jashtëzakonshëm të pushtetit” dhe ka kërkuar publikimin e telefonatës siç ka qenë zhvilluar. Lidhur me këtë presidenti ka thënë: “Shpresoj që të publikohet.” Nuk kam bërë asgjë të gabuar, ka siguruar Trump.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.