“Trupëroja” e Tsiprasit/ Shqiptari e pëson keq, polici rrugor i zbulon lojën
Policia greke ka arrestuar një 28-vjeçar shqiptar i cili hiqej si trupëroja e kryeministrit Aleksis Tsipras.
Ai u zbulua pas dyshimeve të ngritura nga një polic rrugor. Këtij të fundit shqiptari i ishte prezantuar si trupërojë e Tsipras.
Më tej 28-vjeçari, identiteti i të cilit është mbajtur sekret, i kishte thënë policit se ishte me mision, për t’i siguruar jeten kryeministrit grek.
Megjithatë prezantimi i tij tek efektivi i rrugores nuk ishte shumë bindës.
Shqiptari ndërhyri brutalisht në debatin ndërmjet policit dhe një kalimtari duke e kërcënuar se mund t’i vinte prangat.
Kaq ka mjaftuar që polici të nisë verifikimet, ndërsa shqiptari i frikësuar është larguar me vrap. Në ikje e sipër 28-vjeçarit i ra çanta e shpinës, në të cilën kishte dhe mjetin e identifikimit.
Më pas policia shkoi në banesën e shqiptarit dhe pas kontrolleve gjeti dokumenta identifikimi false, një radio marrëse, armë dhe pranga.
Në dëshminë e tij, 28-vjeçari u shpreh se kishte pasur ëndërr të bëhej trupërojë e Tsipras, por duke mos e arritur dot, e kishte sajuar diçka të tillë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



