Trupi i biznesmenit gjerman gjendet i copëtuar brenda një frigoriferi!
Ishte vendosur në qese mbeturinash në Tajlandë
Trupi i pajetë i një biznesmeni gjerman të pasurive të paluajtshme, Hans Peter Mack, u gjet i copëtuar brenda një frigoriferi në një shtëpi me qira në Tajlandë. Mack ishte zhdukur që nga 4 korriku, kur gruaja e tij tha se nuk ishte kthyer në shtëpi pas një takimi pune.
Trupi i copëtuar u zbulua mbrëmjen e së hënës, kur hetuesit gjatë kërkimeve vunë re një frigorifer të ngarkuar në pjesën e pasme të një kamioni të zi. Pjesët e copëtuara të trupit të Mack u gjetën brenda frigoriferit, të futura në qese mbeturinash.
Një mik i biznesmenit kishte marrë me qira shtëpinë në Pattaya, ku u gjet trupi i pajetë. Dy persona gjermanë dhe një shtetas tjetër gjerman janë marrë në pyetje në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa policia dyshon se mund të ketë shtetas tajlandez të përfshirë në vrasjen e Mack.
Më parë, makinën e Mack, të braktisur, ishte gjetur në një parking. Një dëshmitar vendas tregoi se kishte parë dy gra duke zbritur nga makinë e parkuar disa ditë më parë.
Familja e Mack kishte ofruar një shpërblim për informacion që mund të çonte në gjetjen e tij. Bashkëshortja e tij, Piraya Boonmak, tregoi se ditën e zhdukjes, ata kishin planifikuar një darkë së bashku, por Mack nuk ishte paraqitur. Ajo tha se kur e kontaktoi telefonikisht, ai nuk përgjigjej, por iu dërgua një mesazh ku i thoshte të telefononte pas disa orësh. Boonmak shtoi se Mack nuk kishte dërguar mesazhe për 5 vitet e fundit që ishin bashkë.
Hetimet mbi këtë rast të tmerrshëm vazhdojnë dhe policia po punon për të zbuluar plotësisht ngjarjen dhe përgjegjësitë në lidhje me vrasjen e Hans Peter Mack.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



