E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Turma ka nevojë për hallvë  dhe Fevziu është hallvaxhiu me kazanin më të madh firmato në media
Sot

Turma ka nevojë për hallvë dhe Fevziu është hallvaxhiu me kazanin më të madh firmato në media

Agim Basha               

Opinioni im per “Opinionin” e Fefziut.

Sipërmarrja me e suksesëshme ku është shpalosur klientelizmi politikë-gazetari dhe promovimi i mediokërve të dobishëm.

Tek Fevziu  është gatuar shume baltë , shtirje , mashtrime , delirime, kurbane , hallvë. Aty hajduti ka impersionuar me fjalimet kundër vjedhjes, vrasësi ka habitur me dashurinë për vlerën e jetës , i korrupturi ka bombarduar korrupsionin, eunuku ka këshilluar për seksin, materialistët kanë befasuar me altruizmin e tyre.  

Aty është bërë edhe paradë mode  Nga “opinioni” i Fefziut kanë fituar para butikët , floktoret , dyqanet e floririt , shitësit e celularëve .Meqë jemi tek celularët , një nga fevzizmat e spikatur ka qenë mbajtja e celularëve në dorë , një tregues domethënës i varfërisë mendore dhe varësisë së llafazanëve me pagesë.

 Por  nuk kanë munguar intelektualë dhe shqiptarë të mençur , burra e gra dinjitoze , me karakter të mirë , me kulturë e dije të lavdërueshme, por janë “ftuar ” shumë rrallë , më shumë nga “halli” , që hallva mos të bëhet baltë.  Turma ka nevojë për hallvë dhe politika ja ka plotësuar oreksin , ka zgjedhur hallvaxhinjë firmato..

Dhe për ta mbyllur , se  i dhash shumë kohë;  Fevziu është hallvaxhiu me kazanin më të madh në media dhe me shkopin e tij e përzien herë nga e djathta në të majtë , e herë….   Njerëzia e shohin , dëgjojnë , mbajnë aromën e hallvës , por as hallvë nuk ja dalin të hanë. Është hallvë Televizori .

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.