Turqi nuk ndalen zjarret, largohen turistët
Turistët po evakuohen me shpejtësi nga plazhet në jugperëndim të Turqisë, ku zjarret e frikshme po kërcënojnë shtëpitë dhe hotelet.
Sipas BBC, nga qyteti i Bodrumit janë evakuuar të paktën pesë hotele .
Zjarret, që kanë nisur nga e mërkura, kanë shkaktuar të paktën gjashtë viktima.
Deri më tani janë edhe dhjetë zjarre jashtë kontrollit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



