E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Turqia paralajmëron me luftë Greqinë
Bota

Turqia paralajmëron me luftë Greqinë

Turqia ka paralajmëruar Greqinë me veprime ushtarake, lidhur me pretendimet greke për ndryshim në kufirin detar.

Pak ditë më parë Nikos Kotzias, i cili tha dorëheqjen nga posti i Ministrit të Jashtëm do të deklaronte se Athina ka planifikuar të zgjerojë ujërat territoriale në detin Jon, por kjo nuk do të prekte rajonin e Egjeut.

Grekët duan të zgjerojnë ujërat e tyre territoriale deri në 12 milje në perëndim të vendit, por Turqia ka paralajmëruar se nuk do të përjashtonte një veprim ushtarak për të mbrojtur interesat e saj.

Ministria e Jashtme e Turqisë u shpreh se po merrte shënime nga delaratat e zyrtarëve grek, ndërsa pas largimit të Kotsias, deklarata të reja nga pala greke priten të vijnë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.