U lanë në shtarvanin e Romës, dy turistët në kërkim për tu arrestuar
Fotot e dy burrave që bënë xhiron e rrjeteve sociale pasi ata laheshin dhe zhvishenin në një shatërvan, në qendër të Romës.
Policia italiane ka hyrë tashmë në një gjueti për t’i arrestuar ata. Dy burrat hynë të laheshin me mbathje në një shatërvan pranë një memoriali në Romë, pranë Piazza Venezias.
Policia thotë se ata janë të huaj, anglishtfolës. Janë të shumtë ata që janë jo pak të bezdisur nga degradimi që prek herë pas herë turistët.
Imazhet e shumëpolemizuara bënë edhe që zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini të shkruante në tëitter: unë do të dija si t’i edukoja këta idiotë nëse do të kapeshin. Italia nuk është tualeti i shtëpisë së tyre.
Ndërsa zëvendëskryebashkiaku i Romës, Luka Bergamo, kërkoi që ata të merrnin dënimin më të madh të mundshëm nëse do të kapeshin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



