E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U plagos me thikë, 15-vjeçari jashtë rrezikut për jetën
Flash

U plagos me thikë, 15-vjeçari jashtë rrezikut për jetën

Mjekët: Gjendja po shkon drejt stabilizimit

Adoleshenti 15-vjeçar, i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë një konflikti mes të rinjve në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ka nisur të shfaqë shenja të qarta përmirësimi. Sipas mjekëve, pacienti është hequr sot nga intubimi dhe po përgjigjet mirë ndaj trajtimit pas operacionit të urgjencës.

Kirurgu Fitim Shini bëri të ditur se megjithëse djali paraqitet më i stabilizuar, ai do të qëndrojë ende në terapi intensive, pasi plagët që ka pësuar kanë qenë tejet të rënda: dy dëmtime në zonën e zemrës dhe dy të tjera në stomak. Ndërhyrja e shpejtë e ekipit mjekësor ka rezultuar vendimtare për jetën e tij.

Ngjarja e rëndë ka ardhur si pasojë e një konflikti mes dy grupe adoleshentësh të së njëjtës lagje, i cili dyshohet se ka nisur nga një debat apo shkëmbim mesazhesh në rrjetet sociale. Në përplasjen fizike që pasoi, një 14-vjeçar dyshohet se ka goditur me thikë bashkëmoshatarin, ndërsa është arrestuar menjëherë nga policia.

I mituri i plagosur do të mbetet edhe për disa ditë nën vëzhgim të specializuar, ndërsa mjekët theksojnë se rikuperimi i tij i plotë kërkon kohë dhe kujdes të vazhdueshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.