E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U zgjodh drejtor te Partizani, Olsi Rama nis kursin
Sport

U zgjodh drejtor te Partizani, Olsi Rama nis kursin

Federta Shqiptare e Futbollit ka nisur sot kursin për ”Drejtor Sportiv”.  Ndërkohë mes personave që kan♪7 aplikuar për të marrë liçencën është dhe Olsi Ramës, vëllai i kryeministrit Edi Rama,  i cili ka marrë një rol drejtues te klubi i Partizanit. Ky kurs do të zgjasë deri më datën 16 Dhjetor.

Njoftimi i Federatës

FSHF nisi sot kursin e “Drejtorit Sportiv”. Në ambjentet e FSHF-së, jo pak drejtues aktualë klubesh kanë nisur nën kurimin e Sektorit të Edukimit pranë FSHF-së edhe kursin e radhës për Drejtorët Sportivë, kurs që do të zgjasë deri në datë 16 dhjetor. Si fillim në këtë ditë të parë të kursit, rregullorja e tij u është prezantuar të gjithë pjesëmarrësve nga shefi i sektorit Astrit Maçi, teksa më pas është kaluar tek pjesa e liçensimit të futbollistit, apo edhe liçensat ndërkombëtare. Ditët e kursit për Drejtorët Sportivë do të jenë të ndara sipas një program pune me dy raunde leksionesh dhe referimesh. Dita e nesërme do të përkoj me teknikat e bilancit administrativë, ku për një kohë të konsiderueshme të gjithë kursantët do të ndalen gjatë, ndërkohë që në pjesën e dytë do shikohet Liçensa e UEFA-s, Rregulli Publik, Organizimi i Stadiumeve, apo edhe Liçensimi i Klubeve në kompeticionet e FSHF-së dhe të UEFA-s.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.