E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
UEFA nominon Asllanin, perla kundër Ishujve Faroe përzgjidhet mes golave më të bukur
Lajme

UEFA nominon Asllanin, perla kundër Ishujve Faroe përzgjidhet mes golave më të bukur

Në xhiron e tretë të kualifikueseve “Euro2024”, raketa e Jasir Asanit ndaj Moldavisë u vlerësua si goli më i bukur, por perlat e kuqezinjve nuk përfundojnë këtu. Këtë herë, në xhiron e katërt, UEFA nominon Kristjan Asllanin. Goli fantastik i mesfushorit kuqezi kundër Ishujve Farore është përzgjedhur nga UEFA si një nga katër golat më të bukur në këtë xhiro. Asllani konkurron me gola të tjerë të bukur si ai i Saka ndaj Maqedonisë së Veriut apo goli i Sallait të Hungarisë përballë Lituanisë.

Muci

Tre gola të shënuar, një penallti e humbur dhe shumë raste të shpërdoruara janë CV e Shqipërisë në sfidën kundër Ishujve Faroe. Sylvinho ka një brez fantastik lojtarësh në dispozicion, e kishte edhe Edy Reja, por braziliani ka sjell një frymë ndryshe, të gjithë duken bashkë për të arritur objektivin, mbi të gjitha tifozët po shijojnë më në fund një Shqipëri sulmuese, jo vetëm në letër. Ajo që bie në sy është luksi që trajneri ka për të përzgjedhur, mjafton të shohim zëvendësimet, por dhe mungesat e mëdha. Në një ndeshje të tillë është pak e vështirë të vendosësh nota, pa ngjyrimet e një tifozi, diçka të tillë e bën faqja e specializuar Sofascore. 

Notat

Nga porta në sulm, përfshi edhe lojtarët që u vodhën në fushë si zëvendësues, lojtari më i vlerësuar rezultatin Ernest Muçi, nota 7.8. Pas Muçit, autorit të golit të tretë, lojtari më i vlerësuar ishte Nedim Bajrami, autori i golit të parë, Bajrami vlerësohet me 7,7, i ndjekur nga Kristjan Asllani me 7,5. Talulant Seferi nuk arriti të shënonte, por ishte një nga lojtarët më të vlerësuar, nota 7,3, po aq sa edhe Ylber Ramadani. Lojtari më i pak i vlerësuar në këtë sfidë ishte Etrit Berisha, nota 6,4. Pas Berishës, lojtari më pak i vlerësuar ishte Elseid Hysaj, nota 6,5.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.