E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ukraina hedhur poshtë kushtet e paraqitura nga Rusia për paqe
Bota

Ukraina hedhur poshtë kushtet e paraqitura nga Rusia për paqe

Ukraina ka hedhur poshtë kushtet e paraqitura nga Rusia për paqe gjatë raundit të dytë të bisedimeve në Stamboll, duke i cilësuar ato si ‘ultimatume jorealiste’ që nuk kontribuojnë në ndalimin e luftës.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sibikha, e bëri të qartë në një postim në platformën X se këto kërkesa të Rusisë janë të papranueshme dhe nuk përfaqësojnë një përpjekje të vërtetë për të arritur një marrëveshje paqeje.

“Në vend që t’u përgjigjej propozimeve tona konstruktive në Stamboll, pala ruse paraqiti një sërë ultimatumesh të vjetra që nuk e sjellin situatën më afër paqes së vërtetë,” tha Sibikha.

Ai shtoi gjithashtu se kjo qasje e Moskës bie ndesh me premtimet e mëparshme, përfshirë ato ndaj SHBA-së, për të sjellë në tryezë një propozim realist dhe të zbatueshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.