E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ukraina: Moskën mund ta ndalë vetëm presioni!
Bota

Ukraina: Moskën mund ta ndalë vetëm presioni!

“Sulmet brenda natës tregojnë se Rusia, jo Ukraina, është pengesa për paqen”.

Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha.

“Putini demonstron me veprimet e tij, jo me fjalë, se ai nuk respekton asnjë përpjekje për paqe dhe dëshiron vetëm të vazhdojë luftën. Dobësia dhe lëshimet nuk do ta ndalin terrorin dhe agresionin e tij. Vetëm forca dhe presioni do ta ndalin”, thotë ai në një postim në X.

Kryeministri i Ukrainës Denis Shmyhal gjithashtu ka postuar në lidhje me sulmet e mbrëmshme në kanalin e tij Telegram, duke thënë se Rusia “terrorizoi” qytetet ukrainase gjatë gjithë natës”

“Ukraina këmbëngul për një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar,” thotë ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.