Ukraina po merr avantazh mbi Rusinë
Forcat ukrainase thuhet se kanë sulmuar urën Antonovsky në Kherson ,ura është granatuar mbrëmë dhe pikërisht kjo urë është një rrugë thelbësore furnizimi për forcat ruse që pushtojnë qytetin.
Ndërkohë, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka dënuar përsëri përdorimin e Rusisë të furnizimeve me gaz në Evropë si një armë dhe mjet pazaresh, duke thënë se Moska po përdor “terrorin e çmimit të gazit” kundër kontinentit.
Gjigandi shtetëror rus i gazit Gazprom do të shkurtojë furnizimet me gaz përmes gazsjellësit Nord Stream 1 përsëri nga e mërkura, duke thënë se kjo është për shkak të mirëmbajtjes së një turbine, një pretendim i kundërshtuar nga zyrtarët evropianë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



