E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ukrainë, presidenti Zelensky kritikon Klitschkon
Bota

Ukrainë, presidenti Zelensky kritikon Klitschkon

Presidenti Volodymyr Zelensky pas shumë muajsh luftimesh në vend, ka kritikuar për herë të parë kryebashkiakun e Kievit për sigurimin e strehimoreve emergjente. Presidenti ukrainasi tregoi se Vitali Klitschko, legjenda e boksit e kthyer në politikan, nuk kishte bërë mjaftueshëm për të ndihmuar banorët e kryeqytetit të përballen me goditjet më shkatërruese të luftës të Moskës.

Teksa shumë rajone të Ukrainës po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike, Zelensky tha se “problemet më të mëdha” ishin në Kiev. “Për fat të keq, autoritetet lokale nuk kanë performuar mirë në të gjitha qytetet. Në veçanti, ka shumë ankesa në Kiev. Për ta thënë butë, nevojitet më shumë punë”, pohoi ai.

Zelensky tha se shumë nga banorët e qytetit kishin mbetur pa energji “për 20 apo edhe 30 orë” dhe bëri thirrje për “më shumë mbështetje” dhe “punë cilësore” nga zyra e kryetarit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.