E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Unaza e madhe”/ Banorët vijojnë protestën: Shtëpitë tona do ti mbrojmë me gjak, qeveri hajdute! (Video-Foto
Uncategorized

“Unaza e madhe”/ Banorët vijojnë protestën: Shtëpitë tona do ti mbrojmë me gjak, qeveri hajdute! (Video-Foto

Banorët, banesat e të cilëve preken nga ndërtimi i projektit të “Unazës së Madhe” kanë dalë në protestë pasditen e sotme.

Untitled

Banorët janë vendosur në zonën e “Unazës së re”, duke bllokuar të dyja akset e rrugës kryesore që kalon aty.

 

a

“Shtëpitë tona do ti mbrojmë me gjak, poshtë hajdutët, poshtë diktatura, duan shtëpitë tona, këtu vendosim ne, projekt mafioz, qeveri hajdute…”, janë disa nga thirrjet që janë dëgjuar nga protestuesit. Ata kanë hedhur akuza në kor edhe ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj.

b

Kjo është dita e 13-të radhazi që banorët protestojnë. Protestat janë zhvilluar herë te sheshi para bashkisë e herë në aksion rrugor që lidh sheshin Shqiponja” me mbikalimin.

c

Banorët, banesat e të cilëve është janë të legalizuara dhe preken nga projekti, kërkojnë dëmshpërblim me vlerën reale të tregut dhe jo sipas legjislacionit në fuqi. Për ata që banesat i kanë pa leje, është njoftuar nga autoritet përfitimi i një bosi qiraje 3-vjeçar, por banorët janë kundër kësaj zgjidhjeje. Ata kanë paralajmëruar vijimësi të protestave derisa problemi i tyre të marrë zgjidhje.

e

Protesta mbështetet edhe nga opozita. Edhe këtë pasdite, disa deputetë të opozitës si Dashamir Shehu, Klevis Balliu e të tjerë, kanë qenë të pranishëm në protestë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.