E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Unioni Shqiptar i Arkitektëve, Urbanistëve dhe Planifikuesve Urban, kundër shembjes së Teatrit: Në krah të artistëve
Sot

Unioni Shqiptar i Arkitektëve, Urbanistëve dhe Planifikuesve Urban, kundër shembjes së Teatrit: Në krah të artistëve

Unioni Shqiptar i Arkitektëve Urbanistëve dhe Planifikuesve Urban reagon ndaj vendimit për prishjen e ndertesës së Teatrit Kombëtar në mbeshtetje të komunitetit të artistëve.

Ne nje shkrese publike, AUA, shprehet se zhdukja e papritur e objekteve ne Tirane eshte bere e zakonshme, duke shtuar se nëse trashëgimia e ndërtuar do të vazhdojë të trajtohet në këtë mënyre së shpejti qytetet tona do të transformohen në fjetore kullash prej betoni.

 

 

Reagimi i plote:

Unioni Shqiptar i Arkitektëve Urbanistëve dhe Planifikuesve Urban reagon ndaj vendimit për prishjen e ndertesës së Teatrit Kombëtar në mbeshtetje të komunitetit të artistëve

Eshtë bërë e zakonshme zhdukja e papritur e objekteve publike në Tiranë. I cilesuar shpesh si një qytet pa shumë histori, Tirana është bërë shpesh arenë e nderhyrjeve urbanistike mizore, të përligjura djallëzisht nga kjo papërgjegjësi historike ndaj qytetit. Arsyet e mungesës së historisë kanë qenë vetë pushtetet e mbeshtetura nga grupe teknicienësh të lidhura me to. Interesat dhe injoranca për të lexuar qytetin kanë mbizoteruar prej më se 6-7 dekadash. Kjo nuk mund te vazhdoje me!

Një nga karakteristikat më kryesore të qytetit është shtresëzimi. Kjo është arsyeja përse qyteti europian sot trashegon kontekste të pasura me ngjarje dhe çdo cep i tij flet për histori. Çdo cep i qytetit edukon redpekt dhe dashuri!

Për fat te këq Shqipëria, Tirana në veçanti ka nje traditë shumë problematike në lidhje me ruajtjen e qytetit, duke filluar që nga periudha e diktatures. Të njëjtat qendrime kanë vazhduar edhe në keto njëzetetetë vitet e fundit. Historia nuk duhet ideologjizuar, pasi edhe në keto raste brezat kane se çfarë të mësojnë e të mos e përserisin më.

Ne menyre te ngjashme AUA ka reaguar për vendimin e prishjes së Piramides ne vitin 2012, per prishjen e Stadiumit ne vitin 2017, per nderhyrjet brenda kufirit te parkut që po cënojnë seriozisht funksionimin te tij, dhe për një sërë ndërhyrjesh të tjera që kanë cënuar trashëgimnine e ndërtuar.

Në vend që të fillojmë qytetin nga e para sa herë i teket dikujt do të ishte më e shëndetshme të mësojmë ta shtresëzojmë. Nëse trashëgimia e ndërtuar do të vazhdojë të trajtohet në këtë mënyre së shpejti qytetet tona do të transformohen në fjetore kullash prej betoni.

Me respekt,
Kryetari i Unionit Shqiptar të Arkitektëve Urbanistëve dhe Planifikuesve Urban
Arch. Ledian Bregasi, PhD

67482856_2400188156691519_871663986385354752_n

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.