Uroj që të shtunën të votoj për liderin që na mungon dhe jo për kryetarin që do zgjidhet !
Osman Stafa
Po do marrë pjesë në votimin për kryetarin e PDSH-së, se nëpërmjet pjesëmarrjes i sherbej PD-së , demokratizimit të saj që aq shumë ka nevojë.
Nëpërmjet votës time i them z. Basha se PD-ja është më shumë se një karrige kryetari , nëpërmjet votës time i them z. Selami faleminderit që guxove të kandidosh megjithë pabarazinë që kjo garë në realitet ka , i them z. Berisha se nëpërmjet heshtjes nuk i sherben sa dhe si duhet shtëpisë sonë , shtepisë së Lirisë , i them z. Patozi se duke mos garuar në këtë garë sa do jo reale më shumë do ta dëmtosh çatinë e PD-së se sa do ti sherbesh asaj.
Nepermjet votës time dua t’i them z. Rama se paraja , krimi dhe dhuna e pushtetit nuk e mposht idealin dhe forcën e demokratëve.
Nëpërmjet pjesmarrjes dua ti them z. Basha se PD-ja ka shume për të bërë në raport me atë se si është dhe si duhet.
Unë me votën dhe pjesmarrjen time do ti sherbej PD-s dhe kryetarit të saj si dhe do te jem aty të luftoj ndaj çdo abuzimi me vlerat dhe idealet e çdo demokrati dhe qytetari.
Do marrë pjesë se bindja dhe ideali im dhe i cdo demokrati qëndron më lart se këmbët e karriges së një kryetari. Uroj që të shtunën të votoj për liderin që na mungon dhe jo për kryetarin që do zgjidhet.
Ftoj cdo antar të PD -së të bëhet pjesë e këtij procesi votimi për t’i shërbyer bindjeve dhe vlerave tonë. Po unë do jem pjesë e këtij votimi , sepse pjesmarrja ime i shërben idealit tim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



