E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ushtria /Kosova e Serbia përplasen sonte në OKB
Bota

Ushtria /Kosova e Serbia përplasen sonte në OKB

Formimi i ushtrisë së Kosovës e ka alarmuar shtetin e Serbisë, e aq rehat nuk ndihet as Rusia.

Pak pas formimit të ushtrisë, Serbia dhe Rusia reaguan ashpër, mirëpo shkuan edhe më tutje dhe kanë shtruar kërkesë për mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit, raporton JOQ Kosova.

Kjo seancë e jashtëzakonshme e OKB do të mbahet sot në mbrëmje, e ku pritet të ketë debat të ashpër mes Kosovës dhe Serbisë.

Debati do të jetë i ashpër për arsye se në këtë mbledhje të Këshillit të Sigurimit, ata që do të përballen do të jenë vetë presidentët, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuciq.

 

Sidoqoftë, ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, e ka vlerësuar si veprim të Serbisë për konsum të brendshëm.  .

Ndryshe, të premten, me votat e gjithë deputetëve në sallë, u votua shndërrimi i FSK-së në ushtri, e cila gjë acaroi Beogradin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.