E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
V K  Kryeministrit,më mirë mbajmë zëvendës-Kryeministrat
Sot

V K Kryeministrit,më mirë mbajmë zëvendës-Kryeministrat

4 Hapa, laj thaj.

Qyshse ka marrë funksione publike:

Hapi 1) Në fillim mohon çdo gjë me forcë, unë nuk kam lidhje, ai nuk ka lidhje;
Hapi 2) Pastaj kur dalin faktet thote: nuk e dija që ai kishte lidhje, unë vazhdoj nuk kam asnjë lloj lidhje;
Hapi 3) Fajin për çdo gjë nga këto që ndodhin e kanë të tjerët, në 99% të rasteve opozita dhe 1% moti;
Hapi 4) Sajojmë një gjë tjetër dhe kthehemi tek Hapi 1.

Paaftësinë për të mbajtur përgjegjësi personale ja ka veshur edhe postit të Kryeministrit.
.
Në fakt, posti i Kryeministrit nuk është asgjë tjetër përveçse pëgjegjësi, për çdo gjë e për çdo njeri që ke përzgjedhur, kandiduar, emëruar …
.
Në këto vitet e fundit po punohet fort 24/7 të normalizohet ideja se Kryeministri nuk ka lidhje me asgjë dhe nuk mban përgjegjësi për asgjë. Lind pyetja, po atëhere për çfarë na duhet Kryeministri? Më mirë mbajmë zëvendës-Kryeministrat, se edhe VKM këto 6 vjet këta i kanë firmosur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.