E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vajza denoncon Wolt-in: Skandal, kam 20 minuta që kërkoj motorristin
Denoncime

Vajza denoncon Wolt-in: Skandal, kam 20 minuta që kërkoj motorristin

Një eksperiencë e pakëndshme me shërbimin e porosive Wolt është bërë objekt denoncimi nga një vajzë, e cila ka shprehur publikisht pakënaqësinë për vonesën dhe vështirësitë në marrjen e porosisë.

Në videon e publikuar, ajo tregon se ka pritur për rreth 20 minuta, ndërsa pretendon se korrieri nuk ka arritur të gjejë adresën, pavarësisht se, sipas saj, udhëzimet për vendndodhjen ishin specifikuar qartë te komentet e porosisë.

Pasi nuk ka arritur ta marrë porosinë, vajza thotë se ka zbritur vetë në ambientet e kompleksit për të gjetur motoristin. Megjithatë, sipas rrëfimit të saj, porosia nuk gjendej askund dhe ajo është detyruar të endet nëpër kompleks duke kërkuar korrierin.

E revoltuar nga situata, ajo e cilëson përvojën si një dështim të shërbimit dhe shpreh pakënaqësinë për mungesën e koordinimit gjatë dorëzimit.

“Boooo, çfarë eksperience super të keqe! Kam 20 minuta që jam poshtë këtu duke pritur porosinë. Lart nuk kishte shanse që ta gjente adresën, domethënë, edhe pse e kisha specifikuar shumë qartë te komentet.

Ndërkohë, tani kam zbritur poshtë për ta marrë porosinë dhe nuk e di ku është. Në të gjithë kompleksin nuk gjendet. Po sillem sa andej-këndej duke kërkuar motoristin. Skandal, skandal,” shprehet ajo.

Denoncimi ngre pikëpyetje mbi komunikimin mes klientëve dhe korrierëve, si dhe mbi mënyrën se si trajtohen rastet kur dorëzimi i porosive nuk kryhet sipas pritshmërive të klientit.

Deri në publikimin e këtij lajmi, nuk ka një reagim nga Wolt lidhur me pretendimet e vajzës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.