E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vajza e Ilir Beqajt, del në përgjime që tregojnë se  ishte pronar  i “GZONA”
Lajme

Vajza e Ilir Beqajt, del në përgjime që tregojnë se ishte pronar i “GZONA”

Provat që vërtetojnë faktin se ish-ministri Ilir Beqaj është pronari faktik i restorant “Gzona” në Tiranë, sa vijnë e shtohen.

Së fundmi, SPAK ka siguruar komunikimet e kryera nga punonjësit e restorantit të cilët duket se i raportojnë për largimet nga puna.

Në një bisedë që administratori Gazment Prenga ka kryer me shtetasin Vladimir Prenga (ish-punonjës në këtë restorant) për personin nën hetim Ilir Beqaj ai shprehet se “i ka të giitha” dhe “çdo gjë e vendos Ermali”, duke kuptuar kështu se bisedat e komunikimet me personelin e restorantit dhe kontrollin mbi këtë subjekt ai e kryen nëpërmjet Ermal Kurtulaj.

Por jo vetëm kaq pasi në këto përgjime janë përfshirë edhe bashkëshortja dhe vajza e Beqaj, e cila flet për “Gzonën” dhe për ndryshimet e bëra aty, fakte të cilat tregojnë për lidhjen e tyre me këtë restorant.

Në datën 07.07.2023, Deborah Beqaj pyet se “Si kaluat mbrëmë” ndërkohë kontakti “Ada Cuci” i pergjigjet:

“Mirë shumë. Te Gzona është bërë shumë nice me ndryshimet e reja… Oo kanë bërë shumë. Ka ardh një çun i ri që merret aty … Është shtruar poshtë me drasa dhe është bërë me 2 pjesë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.