E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vasili për Vlahutin: Gënjeshtare, pse duhet të të besojmë?
Sot

Vasili për Vlahutin: Gënjeshtare, pse duhet të të besojmë?

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka shpërthyer kundër ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, duke e akuzuar si gënjeshtare.

Pas deklaratave të mbrëmjes së sotme nga Vlahutin, Vasili pyet se cilës ti besojmë.

Ja çfarë shkruan Petrit Vasili:

Cilës Vlahutin t’i besojmë….???

Vlahutin dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë nuk mund të luajne si të duan me besimin e qytetarëve shqiptarë.

Operacioni Nderkombetar i Monitorimit u perfshi edhe ne Kushtetuten e vendit, me insistimin e jashtezakonshem deri edhe kercenues te z.Lu dhe zj.Vlahutin, si instrumenti i vetem garantues e vendimtar per integritetin e zbatimit te reformes ne drejtesi.

Kryeministri e perbuzi ONM,gjetjet e sugjerimet e saj per te skualifikuar kandidate te caktuar u hodhen poshte dhe ata u votuan ne parlament nga rilindja, e bashke me kete ra edhe garancia e integritetit te ref. ne drejtesi.

Sot zj.Vlahutin ne mbledhjen e Keshillit te Stabilizim Asocimit na thote “qe ONM ka vetem funksion thjesht keshillues”.

Ciles Vlahutin t’i besojme…..????

Ja cfare shkruhet ne web e delegacionit europian ne Tirane:

“Pse ka ardhur ONM-ja në Shqipëri?

Paketa e reformës së drejtësisë e miratuar në vitin 2016 synonte rikthimin e besimit publik te gjyqësori. Si pjesë të reformës, u parashikuan dispozita specifike për rivlerësimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe këshilltarëve /asistentëve ligjorë aktualë (procesi i vetingut) në bazë të integritetit, formimit etik dhe aftësive profesionale. Përfshirja e komunitetit ndërkombëtar në këtë proces parashikohet nga ana kushtetuese – është konsideruar vendimtare për kredibilitetin e procesit nga legjislatori shqiptar”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.