Vasili: Qeveritarët dhe Rama rrinë e vështrojnë… Shqipëria përmbytet
“Shqiptarët janë përfundimisht pa drejtim, gjithshka është në dorë të Zotit.” Në këtë konkluzion ka dalë kreu i Grupit të LSi, Petrit Vasili, pasi ka ndjekur njoftimet më të fundit nga përmbytjet dramatike në veri të vendit, sidomos në zonën e Shkodrës, ku bashkia prej kohësh pret dhe lut mbështetje nga qeveria.“Është e pabesueshme kjo që po na shohin sytë, – shkruan i indinjuar Vasili në Fb. – Përmbyten mijëra hektarë tokë, përmbyten qendrat e qyteteve, miliona euro dëme në prona dhe askush nga qeveria nuk hap gojën a thua se përmbytjet po ndodhin në një kontinent tjetër.
Kryeministri dhe qeveria rrinë e vështrojnë boll që qameti të jetë larg vetes. Turp i padëgjuar, askush nga shteti që paguajnë me djersë e gjak shqiptaret nuk interesohet për ta. Shqiptarët janë përfundimisht pa drejtim gjithçka është në dorë të Zotit,” ka theksuar Vasili.
Situata e përmbytjeve në Shkodër po bëhet dramatike orë pas orë me shtimin e reshjeve. Vetë IGJEUM, institucioni shtetëror, ka publikuar rezultatet e vëzhgimit satelitor, ku harta në veri të Shqipërisë shfaqet më së shumti ngjyrë blu, prej ujit që ka përmbytur mbi dymijë ha tokë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



