E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vdekja e 47-vjeçarit spanjoll, kryeplaku i fshatit: Ishte i punësuar me kontratë të rregullt nga një firmë spanjolle
Flash

Vdekja e 47-vjeçarit spanjoll, kryeplaku i fshatit: Ishte i punësuar me kontratë të rregullt nga një firmë spanjolle

Mbrëmjen e djeshme në Karavasta të Divjakës, një 47-vjeçar spanjoll u gjet pa shenja jete në hotel, ndërsa dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Lidhur me ngjarjen ka folur për mediat kryeplaku i fshatit Karavasta, Aristir Prifti. Ky i fundit është shprehur se spanjolli ishte i punësuar me kontratë të rregullt nga një firmë spanjolle e cila ka marrë me qira një sipërfaqe prej 40 ha në zonën e Karavastasë, ku po ndërtohen sera moderne për prodhimin e luleshtrydheve, specave dhe domateve.

Aty janë ngritur sera moderne për prodhimin e luleshtrydheve, specave, domateve. Ka qenë një grup i mirë me spanjollë, të cilët kanë pasur edhe punëtorë rumunë, por u larguan. Ndërtimi i serave vazhdon, këta dy ishin të punësuar të dy nga firma spanjolle. Nuk i kemi parë në fshat. Ata tani plotësojnë vitin që kanë filluar punë. Janë ngritur rreth 40 hektarë sera, kanë punuar në mënyrë të shkëlqyer. Asnjë nuk e dëshiron një ngjarje të tillë,” u shpreh kryeplaku i fshatit Karavasta, Aristir Prifti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.