E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vdekja misterioze e gjeneralit rus që dinte çdo detaj për pallatet e fshehta të Putinit
Bota

Vdekja misterioze e gjeneralit rus që dinte çdo detaj për pallatet e fshehta të Putinit

Një gjeneral rus që kishte mbikëqyrur ndërtimin e rezidencës private të presidentit rus Vladimir Putin, befasisht ka ndërruar jetë në burg.

Gjenerali Gennady Lopyrev, 69-vjeç, u sëmur të hënën, ndërsa mjekët komunikuan lajmin se ai vuante nga leucemia.

Siç raporton The Sun, ekzistojnë dyshime se gjenerali rus është helmuar në momentin që ka fituar të drejtën për lirim me kusht.

Lopyrev në vitin 2017 u dënua me 10 vite burgim në gjykatën ushtarake nën akuzën për mitmarrje dhe posedim të kundërligjshëm të municionit. Këto akuza ai i mohoi deri në momentet e fundit të jetës.

Si kreu i shërbimit sekret, ai kishte mbikëqyrur personalisht punimet ne rezidencën Gelendzhik në maje të një kodër që u ndërtua me paratë e shtetit për nevoja private të Putinit.

Gjithashtu ishte përgjegjës për rezidencën zyrtare të liderit rus Bocharev në Sochi.

Lopyrev ishte një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Putinit sa i përket sigurisë dhe është parë në Moskë në vitin 2002 me presidentin rus dhe kryeministrin e atëhershëm britanik Tony Blair.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.