E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vdes Barbara Bush/Trump urdhëron uljen në gjysmë shtizë të flamujve të Amerikës
Bota

Vdes Barbara Bush/Trump urdhëron uljen në gjysmë shtizë të flamujve të Amerikës

Trump ka thënë se Barbara Bush do të kujtohet gjatë për punën dhe për përkushtimin e saj ndaj familjes dhe shtetit njëkohësisht, shkruan NBC, transmeton Periskopi.

Edhe ish-presidenti amerikan, Geroge W. Bush ka reaguar pas vdekjes së Barbara Bush, duke thënë se është me fat që ishte djali i saj.

“Familjes tonë do t’I mungojë ajo përgjithmonë” ka deklaruar Bush.
Edhe ish-presidenti Klinton ka kujtuar kohërat e kaluara kur Barbara kishte bërë shaka me të dhe ish-presidentit Bush, se po qëndronin shumë kohë së bashku.
Barbara Bush kishte lindur në vitin 1925 në New York. Ajo sipas biografisë në Shtëpinë e Bardhë ishte njoftuar me Geroge H.W. Bush në moshën 16 vjeçare, dhe ishin çifti me jetëgjatësinë më të madhe të martesës në historinë e çifteve presidenciale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.