E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vdes reperi duke xhiruar në krahun e avionit
Bota

Vdes reperi duke xhiruar në krahun e avionit

Ka ndërruar jetë një reper kanadez, i cili ra nga një aeroplan teksa po xhironte klipin.

Bëhet fjalë për Jon James McMurray, i cili po filmonte një marifet të rrezikshëm për një video të re muzikore në krahun e aeroplanit kur ra poshtë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën në British Columbia. 34-vjeçari po bënte marifetin në krahun e Cessna kur aeroplani papritmas shkoi në një spirale në rënie.

Mediat e huaja shkruajnë se McMurray mbante parashutë, por nuk pati kohë që ta tërhiqte sepse ishte mbërthyer në krahun e avionit për një kohë të gjatë.

Ndërkohë dëshmitarët në vendin e ngjarjes janë shprehur se në momentin kur u shkëput nga aeroplani ishte shumë afër tokës dhe Jon u përplas në tokë.
Ndërkohë policia lokale ka nisur hetime

Menaxheri i tij, Ryan Desrochers ka thënë se reperi ishte përgatitur për këtë marifet për muaj dhe ishte trajnuar ‘intensivisht’.

“Akti i tij përfundimtar përfshinte kryerjen e një marifeti në aeroplan, ku ecte në krahun e mjetit fluturues. Ai ishte stërvitur intensivisht për këtë marifet, megjithatë kur Jon eci më tej në krahun e aeroplanit, Cessna shkoi në spirale në rënie, gjë të cilën piloti nuk mundi ta shmangte dhe të merrte kontrollin,”-u tha në një deklaratë nga ekipi i tij.

Ndërkohë policia lokale ka nisur hetimet për ngjarjen, për të kuptuar se si ndodhi e gjithë kjo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.