E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj: Shkoj shumë mirë me LSI
Uncategorized

Veliaj: Shkoj shumë mirë me LSI

 S’merrem me politikë të madhe

Veliaj: S’merrem me politikë të madhe, shkoj shumë mirë me LSI martë, 06 Qershor 2017 21:11

Erion Veliaj ishte pjesë e darkës së famshme tek Pazari i Ri mes Ilir Metës dhe Edi Ramës, por tani që aleanca mes tyre është krisur përfundimisht, kreu i Bashkisë Tiranë distancohet nga komentet për politikën e madhe që po luhet fushatë zgjedhore.

Ai zgjodhi të mos bënte komente për këtë aleancë duke u fokusuar vetëm tek puna e tij si kryebashkiak.

“Unë në fakt e kam bërë një distancë që në ditën e parë se çfarë duhet të bëj, sepse e kam shumë të qartë se çfarë është “job description”-i im. Pra detyra ime e punës, është që të jemi një qytet efiçent, i jetueshëm, me sfida demokratike të jashtëzakonshme, një qytet i cili është ndërtuar për 200.000 banorë dhe sot ka 1 milion, dhe një qytet ku besoj kemi disa kritere se si ne masim jetueshmërinë. Po të merresha me politikë të madhe, dikush tjetër do thoshte pse merresh me politikë të madhe, ne s’kemi çerdhe, kopshte, s’kanë vende kur të luajnë fëmijët. Unë besoj që detyra e kryetarit të bashkisë nuk është të bëjë politikanin e madh, por të bëjë menaxherin e qytetit”– tha Veliaj, i ftuar në Forumet UET në një bisedë me studentë dhe pedagogë mbi temën: “Reformizmi vs Populizmi”.

Kur u pyet se si do ta menaxhojë ndikimin e politikës së madhe tek vendimmarrja e Këshillit Bashkiak, ku i duhen votat e LSI-së, ai tha se shkonte shumë mirë me LSI-në, PDIU-në dhe FRD-në e Topit, e gjithashtu kërkonte konsensusin e PD-së.

Duke iu referuar disa vendimeve për emra rrugësh e shkollash të marra me konsensus, Veliaj theksoi se: “Në pjesën më të madhe unë kam një raport të shkëlqyer me LSI-në, me PDIU-në, me FRD-në sepse kam zgjedhur që në koalicionin e Këshillit Bashkiak, dhe e kam kërkuar shumë herë këtë mirëkuptim, duke kuptuar se për çfarë, për emra dëshmorësh do ndahemi. Kështu që në këtë sens gjithmonë jam prirur që të ndërtoj sa më shumë konsensus në vendimmarrje. Sepse besoj që publiku vërtet i dha një mandat solid një kryetari bashkie, ama kur edhi puna tek këshilli qoftë për të mbajtur edhe këtë kryetar bashkie në një sistem “check and balance”, ia besoi këtë kontroll disa partive. Unë besoj që ky qytet drejtohet më mirë me konsensus se sa me agresion, debate dhe konflikt konstant. Më rezulton që ende pa mbushur 2 vjet, qyteti ia ka parë hajrin kësaj fryme bashkëpunimi”.

Veliaj foli dhe për projektet e tij për qytetin duke vënë theksin tek synimi për ndërtimin e shkollave të reja dhe përmirësimin e infrastrukturës.

Ai gjithashtu mbrojti rritjen e taksave për bizneset, kryesisht për ato të ndërtimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.