Veliaj shpenzon 574 MLN LEKË për ndërtimin e një qendre që ekziston
Çdo tender i Bashkisë Tiranës është nga një bashkëpunim i Veliajt me biznesmen që pasurohen me taksat tona. Ndërsa po mbyll tenderët për rrugë dhe parqe, që në fakt shkatërrohen pas disa muajve, kryebashkiaku po merret tani me fasadë e ndërtesave. Në tenderin e fundit të publikuar në APP, Bashkia Tiranë tregon se do të shpenzojë 574 milionë lekë “Për ndërtimin e qendrës TEN”.


Dhe në fakt kjo është aho që duhej të bënte Veliaj që ku mori mandatin e dytë, të bënte restaurim të kësaj qendër. Por, ajo më shumë përdoret nga të huajt që vijnë për projekte në Shqipëri, dhe për aq kohë sa ata paguajnë për “qiranë” e zyrave që marrin përkohësisht, Veliaj nuk e ka vënë ujin në zjarr fare.
Tani që reklamat për propagandë i duhen më shumë se kurrë, kryebashkiaku lëshon dorën dhe do të shpenzojë gjysmë miliardi lekë, për të suvatuar dhe lyer muret e kësaj qendër. Pasi, për kaq restaurim ka nevojë.
Pasi kaq para i ka kërkuar mikja e tij Violeta Pepa. Sikur shihet në dokumente këtë tende e ka fituar firma “PEPA GROUP GROUP” shpk me administratore dhe aksionere Violeta Pepën. Në fakt 11 firma të tjera kanë paraqitur oferta më të lira. Por, Veliaj i ka skualifikuar dhe ia ka dhuruar këtë kontratë të shtrenjtë Pepës. Një prej këtyre rasteve është denoncuar në media.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



