E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vendimet e qeverisë/ Ibrahimaj: Miratohet paga minimale prej 40 mijë lekë të reja
Uncategorized

Vendimet e qeverisë/ Ibrahimaj: Miratohet paga minimale prej 40 mijë lekë të reja

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka bërë me dije, pas mbledhjes së qeverisë, se është miratuar paga minimale prej 40 mijë lekësh të reja, për sektorin publik dhe privat.

Ndër të tjera ka miratuar dhe një ndryshim në ligjin për nxitjen e punësimit. Kjo VKM detyron të gjitha bizneset private që të punësojnë persona me aftësi të kufizuar.

“Miratuam një ndryshim një ligjin për nxitjen e punësimit, vendosjen e barazisë për çështjet sociale. Lidhet me fondin social të punësimit, të gjithë bizneset me numër të lartë të punësuarish duhet me detyrim të punësojmë persona me aftësi të kufizuar. Kjo bëhet fjalë për të gjithë punëdhënësit që kanë numra të lartë punësuarish. Do japim një procedurë, që do jetë aktive që nga janari 2024. Do i japim kohë administratës tatimore qoftë bizneseve që zbatimin e këtij ligji. Do duhet të punësojnë persona me aftësi të kufizuar, ose të paguajnë me kontribute sa paga minimale për çdo person që nuk marrin në punë persona me aftësi të kufizuar”, tha Ibrahimaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.