Pallati mbretëror i Hollandës është tronditur ditën e sotme, pas lajmit se motra 33 vjeçare e mbretëreshës Maxima është gjetur e pajetë në apartamentin e saj.
Sipas revistës People, Inés Zorreguieta është vetëvrarë në banesën ku jetonte në Argjentinë, ndërkohë që mësohet se prej kohësh vuante nga çrregullime psikologjike.
Zorreguieta ishte motra më e vogël e mbretëreshës së Hollandës, ndërsa punonte për qeverinë e Argjentinës si zyrtare në Ministrinë e Mirëqenies Sociale.
Sakaq hetimet për shkaqet e ngjarjes vijojnë ende.
Mbretëresha Maxima është e martuar me Willem Alexander që nga viti 2004 dhe kanë tre vajza së bashku. Ajo është me origjinë nga Argjentina, ndërsa prej shumë vitesh jeton në Hollandë si femra më e pushtetshme e vendit.




