Vetëvritet oficeri i sigurisë së Putin
Nga burime zyrtare është bërë me dije se ditën e sotme në Moskë ka kryer vetëvrasje zëvendësshefi i një prej departamenteve të Shërbimit të Sigurisë Federale (FSO), shërbimi që ruan presidentin rus, Vladimir Putin.
Nga raportimet thuhet se trupi i nënkolonelit u gjet në rrugën Tsandera në kryeqytetin rus. Në fund të nëntorit ka ndodhur një rast i ngjashëm ku oficeri Mikhail Zakharov qëlloi veten me armë zjarri gjatë shërbimit të tij.
Ndërkohë kolegët e Zakharovit janë pyetur mbi çështjen dhe e lidhën vetëvrasjen e tij me kushtet e këqija të punës, zgjatjen e orarit të punës dhe indiferencën e Gardës ndaj të punësuarve.
Kujtojmë se FSO është një agjenci qeveritare ruse e ngarkuar me mbrojtjen e zyrtarëve të rangut të lartë duke përfshirë dhe vetë presidentin Putin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



