E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Bagazhet e shqiptarit plot me havjar
Bota

VIDEO/ Bagazhet e shqiptarit plot me havjar

Në emisionin televiziv gjerman të TV Kabel 1,”Kujdes, kontrolli”, kësaj radhe është kontrolluar një autobus nga Maqedonia.

Doganierët gjermanë të Rosenheimit e kanë kontrolluar bagazhin e udhëtarëve nga Maqedonia. Fokusi kryesor padyshim ka qenë kontrabanda, siç janë psh cigaret. Ato janë pothuajse tre herë më të lira në Maqedoni, sesa në Gjermani, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch.

Pas një inspektimi me rreze rentgeni dhe një kontrolli “klasik” me duar, punonjësit e doganave duket se nuk kanë gjetur asgjë që do të shkilte rregulloret e importit. Dhe kështu, autobusi ka mundur të vazhdojë udhëtimin.

Ajo më interesantja ka qenë kur ndalohetnjë shqiptar për kontroll. Ai kishte mbushur makinën me shumë artikuj shtëpiak, por edhe gjatë kësaj, doganierët gjermanë nuk kanë mundur të ankohen. Sipas zyrtarit doganor, importimi i produkteve duhet të kontrollohet në vendin e parë të hyrjes në BE dhe ai vend ka qenë Kroacia. Shqiptari, pra, bagazhin e kishte pasur të stërmbushur me havjar!

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.