VIDEO/ Basha takime në Korçë, përshëndetet nga banorët në rrugët e qytetit
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shkuar sot në qytetin e Korçës dhe po takohet me qytetarët atje për t’i ftuar një për një në protestën e 16 marsit në Tiranë.
Në takimin me një shitës mishi, Basha, dëgjoi në fillim problemin e tij, mungesën e shitjes. Pas kësaj, i bëri ftesë për në protestën e 16 marsit
“E gjithë Shqipëria punon që të pasurohet një njeri. Kjo duhet të marrë fund. Kryesoja është që vendimmarrja të jetë në duart e njerëzve. Kjo është beteja, në 16 mars kemi takim me historinë, na thërret Europa.”
Më tej, Basha u takua me një shitës materialesh ndërtimi. Ai tregoi se kishte dy vjete gjysëm në atë dyqan dhe nuk kishte fitim; dyqanin e mëparshëm e kishte pasur në pazarin e qytetit, por ia kishin shembur. 17 vjet kishte punuar në atë vend, ndërsa vitet e fundit nuk kishte më fitime pasi ishte larg tregut.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



