VIDEO e TMERRIT/ Si ka udhëtuar BESI, mbi aksin e kamionit për Angli
Genc Sejko një nga emigrantët organizues të protestës së diasporë që u zhvillua para disa ditësh para Kryeministrisë ka bërë sërish publik rastin e Besit, djalit 18-vjeçar që ai tha se kishte shkuar në Angli duke u mbajtur poshtë kamionit, pasi nuk kishte lekë për të ikur ndryshe.
Në një postim në rrjetet sociale ku i bashkangjit edhe videon e kamionit, emigranti i cili u bë i njohur për të gjithë nga memet pikante që i kushton politikanëve shqiptarë, shkruan se Besit i është shtuar edhe një problem tjetër.
Genc Sejko
Zoti Kryeministër të prezantoj me Besin. Sot e takova këtu në Londër. Perveç vuajtjeve që ka kaluar për të ardhur këtu Besit i është shtuar edhe një vuajtje tjetër. Ai ka ditë që nuk është mirë me shëndet. Ka hemoragji të brëndëshme por nuk shkon dot në spital sepse është ilegal. Çfarë do bëje ti zoti kryeministër nëse do ishe në vënd të Besit?
Ndiqni videon:
https://www.facebook.com/1586310601/posts/10216122883856623/
https://www.facebook.com/1586310601/posts/10216122883856623/
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


