E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ ‘Fëmija i Spanjës’  pak shpresa që jeton
Bota

VIDEO/ ‘Fëmija i Spanjës’ pak shpresa që jeton

Prej 12 ditësh një fëmijë 2 vjeçar ka rënë në një pus në Malaga të Spanjës, dhe akoma nuk dihet fati i tij, teksa po punohet për gjetjen.

Lajmi i fundit që vjen nga Spanja është që grupi i shpëtimit ka bërë edhe shpërthimin i cili mendohet që të jetë i fundit, përpara se minatorët të arrijnë tek ai.

Julen ka shumë pak gjasa që mund të jetë gjallë, dhe vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë.

Skuadra e minatorëve të dërguar në nëntokë për të shpëtuar dyvjeçarin, Julen po lufton me kohën ndërkohë që gërmohen edhe centimetrat e fundit.

Sipas raportimeve të mediave lokale, mund të duhen edhe dy orë të tjera derisa skuadra e shpëtimit të arrijë në vendin ku besohet se ndodhet i vogli.

Kërkimet janë vështirësuar më shumë pasi minatorët kanë hasur në një shtresë shkëmbi.

Një zëdhënës i Guardia Civil, Jorge Martinnjoftoi se specialistët po përdorin shpërthime të llogaritura me preçizion për centimetrat e fundit të mbetura në mënyrë që të mos shkaktojnë më shumë dëm nga ç’është bërë.

Minatorët e angazhuar për shpëtimin e fëmijës kanë më shumë se 24 orë që gërmojnë duke përdorur kazma dhe shpërthime të vogla për të gërmuar shkëmbin e fortë.

Julen Rosello Jimenez u rrëzua në pusin e ngushtë më 13 shtator dhe që prej atëherë nuk janë marrë më shenja jete prej tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.