E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Video/ Fundoset anija me makina
Bota

Video/ Fundoset anija me makina

Një anije mallrash italiane, e cila ishte nisur për në Brazil, ndërsa mbante 2 mijë makina brenda, është përfshirë nga flakët e zjarrit dhe u mbyt në Oqeanin Atlantik afër brigjeve të Francës javën e kaluar.

Të gjithë 27 anëtarët e ekuipazhit në bord u shpëtuan nga ushtria britanike, ndërsa autoritetet franceze filluan punën menjëherë për të pastruar derdhjen e naftës në oqean si pasojë e fundosjes.

Anija u përplas me 12 mars rreth 150 milje detare në jugperëndim të Brestit, Francë, në një thellësi prej rreth 4.5 km nën sipërfaqen e oqeanit.

Prodhuesi gjerman i makinave Porsche konfirmoi të martën se anija e fundosur mbante katër modele të “911 GT2 RS”.

Prodhimi i këtij modeli të veçantë përfundoi shkurtin e kaluar, por Porsche do të prodhojë pak më shumë për të kompensuar dërgesën e humbur.

Çdo automjet ka një çmim shitjeje me pakicë prej rreth 293,200 dollarë.

Kompania me qendër në Shtutgart dërgoi një letër për klientët e saj brazilian duke i informuar se do të riprodhonin modelin për ta.

11206734-6828463-image-a-15_155304084932711206728-6828463-The_Italian_registered_vessel_had_been_bound_for_Casablanca_from-a-1_155304772858111206726-6828463-image-a-19_1553040858515

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.