E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Gruaja kap ‘mat’ futbollistin e njohur me dashnoren
Sport

VIDEO/ Gruaja kap ‘mat’ futbollistin e njohur me dashnoren

Humet edhe ndeshjet me kombëtaren

Ylli kamerunas i Dinamo Moskës, Nicolas Moumi Ngamaleu, është përfshirë në një skandal që po bën jehonë ndërkombëtare. Sulmuesi 31-vjeçar u kap “mat” nga partnerja e tij, influencuesja ruse Nikki Seey, e cila e gjeti Ngamaleun me një tjetër grua në apartamentin e tyre në Moskë.

Sipas mediave ganeziane, Seey kishte shkuar në banesë së bashku me një mikeshë, pasi dyshonte për tradhtinë. Ngamaleu i mohoi hyrjen duke pretenduar se në apartament ndodhej “xhaxhai” i tij, por Seey lajmëroi policinë. Oficerët ndërhynë me forcë dhe e kapën futbollistin me pantallonat e Kamerunit, ndërsa gruaja tjetër përpiqej të mbulonte fytyrën.

Gazetari afrikan Micky Jnr raportoi se pas incidentit, Nikki Seey ka mbledhur sendet e saj personale dhe është larguar nga apartamenti. Autoritetet lokale në Moskë kanë hapur hetim, ndërsa Ngamaleu është urdhëruar të lirojë menjëherë banesën.

Ky skandal vjen vetëm disa ditë para ndeshjes vendimtare të Kamerunit në play-off-in për kualifikimin në Botëror kundër DR Kongos më 13 nëntor, ku Ngamaleu ishte pjesë e listës së Kombëtares.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.