E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/Jehonë në televizionin publik serb përplasja e Metës  me kryeministren serbe
Bota

VIDEO/Jehonë në televizionin publik serb përplasja e Metës me kryeministren serbe

Televizioni shtetëror serb, e kishte lajm të parë, ndërsa edhe mediat e tjera vendase e kishin në kronikat kryesore.

Këto janë edhe pamjet kur presidenti Meta ia përplasë në fytyrë Milorad Dodikut dhe Ana Brnabiç sot në Sarajeve që duhet të njohin realitetin se Kosova është shtet i pavarur.

Presidenti Ilir Meta: Si mund të mendojmë se kemi raporte të suksesshme regjionale kur një prej pjesëmarrësve në këtë samit bën gjithçka për të përjashtuar një shtet tjetër nga mundësia  për të qenë pjese e iniciativës rajonale? Është koha e duhur që Bosnje Hercegovina të ecë përpara dhe të njohë realitetin, sepse Kosova është vend i pavarur dhe sovran. Respekti ndaj fqinjëve është themelorë dhe i rëndësishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa kryeministrja serbe, Ana Brnabiç është shprehur se: Do të sugjeroja që t’i përmbaheshim temës për të cilën jemi mbledhur këtu për të cilën i shërben procesit të bashkëpunimit me perëndimin dhe stabilitetin rajonal si dhe respektimin e njërit ndaj-tjetrit dhe mos të biem pre e provokimeve si ato të zotit Meta që sapo e dëgjuam.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.