VIDEO-LIVE/ Nis protesta! Të rinjtë e FRPD e LRI kërkojnë rrëzimin e qeverisë
Të rinjtë e FRPD dhe LRI kanë nisur protestën përballë Ministrisë së Brendshme. Protestuesit kërkuan jo vetëm largimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, por edhe të Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së drejtuar prej tij.
Për të rinjtë e PD-së: Qëndrimi ende në detyrë i Xhafajt është një akt i paprecedentë. “Vëllai i trafikantit ndërkombëtar të drogës Agron Xhafaj duhet të largohet nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme si subjekt i Ligjit Antimafia”, thuhet në një reagim të selisë blu.
Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi u shpreh se protesta e tyre do të vijojë. “Do të jemi këtu edhe javës tjetër”, u shpreh ai.
Pas Këllëçit, fjalën e mori deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi e cila u shpreh se protestat do vijojnë çdo ditë deri në rrëzimin e qeverisë Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



