VIDEO/ Makina merr përpara turmën me njerëz, raportohet për të vdekur dhe të plagosur
Një ngjarje e rëndë është regjisturar pak minuta më parë në Berlin, ku një person ka mbetur i vdekur dhe tetë të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi një makinë është përplasur në lagjen Charlottenburg.
Zëdhënësi i policisë së Berlinit, Martin Dams tha se drejtuesi i makinës, një Ranault, u arrestua.
Policia thotë se ene nuk ka mundur të konstatojë nëse bëhet fjalë për një aksident apo një veprim të qëllimshëm.
Aksidenti ndodhi në Breitscheidplatz , shumë afër parkut Kurfürstendamm, që ishte skena e sulmit më vdekjeprurës më 19 dhjetor 2016.
Në këtë datë shënohet masakra në tregun e Krishtlindjeve të kryer nga Anis Amri, në të cilën humbën jetën trembëdhjetë persona.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



