Kulla që shembet në SHBA SHBA-E pabesueshme, një ndërtesë prej hekuri dhe çimentoje e Martin Tower në Pensilvani të SHBA-së është rrëzuar për 16 sekonda.
Qendra botërore e Bethlehem Steel, një kompani e falimentuar çeliku në Amerikë, u shemb dje në Bethlehem. Pamjet që shihen në videon e mëposhtme tregojnë momentin kur ndërtesa gjigande u shemb në pak minuta.
Kjo ndërtesë ishte bërë 47 vite më parë por ajo nuk mundi kurrë të jetë një qendër e suksesshme dhe për këtë arsye u vendos që të shembet. Në vend të saj është parashikuar të realizohet një kompleks që do të ketë restorante, dyqane, ambulanca mjekësore, një hotel dhe 528 apartamente.



