E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/Pamjet, ky është momenti tragjik kur shpërtheu diga në Brazil
Bota

VIDEO/Pamjet, ky është momenti tragjik kur shpërtheu diga në Brazil

Një video që ka filmuar ekzaktësisht momentin e shpërthimit të digës në Brazil është publikuar mbrëmjen e së premtes.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 25 janar dhe ka marrë jetën e 65 personave ndërsa 275 të tjerë rezultojnë ende të humbur.

Diga, e cila përdorej për të mbajtur mbetjet që dilnin nga miniera e hekurit, Feijão, është në pronësi të kompanisë më të madhe të minierave në Brazil, Vale.

Banorët që u goditën nga balta masive u larguan nga shtëpitë e tyre që ndodheshin në zonat e ulëta. Ndërtesat në afërsi të digës dhe disa pjesë të qytetit të afërt të Brumadinho-s u varrosën nga lluca.

Rajoni se ka marrë akoma veten nga shpërthimi i një dige akoma më të madhe në vitin 2015, e cila u mori jetën 19 personave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.