E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/Për shkak të sëmundjes ndërpreu shkollën, shokët e Eugersës: Apel  për ndihmë…
Uncategorized

VIDEO/Për shkak të sëmundjes ndërpreu shkollën, shokët e Eugersës: Apel për ndihmë…

Nxënësja ekselente Eugersa, për shkak të sëmundjes u detyrua të ndërpresë shkollën teksa ndodhet në vitin e tretë.

Shoqet dhe shokët e klasës tregojnë se ajo është një vajzë e mrekullueshme, gjithmonë e para në mësime madje edhe senator e klasës. Shokët e klasës thonë se u mungon shumë

“Eugersa doli në tabelë dhe tha shkumësi është shumë i rënë, stilolapsin nuk e mbante dot në dorë, i dukej i rënde”

“Kthejmë kokën tek banka e saj dhe na duket sikur është atje”

Ato tregojnë se u mungon shume dhe u bëjnë thirrje shqiptareve qe te kontribuojnë.

Ata vete kanë mbledhur para nëpër shkollat e Mamurrasit por një shumë simbolike.

“Kemi dalë nëpër shkollat e Mamurrasit dhe nëpër bizneset e zonës për të mbledhur kontribute. Nëse dikush ka mirësi njerëzore do ti luteshim të bënin diçka për të. Ju lutem na i sillni Eugersën sërish në klasë”

“I shkruajta Elvisit pa shpresë, por kur pashë se ai kishte kthyer përgjigje u gëzuam shumë, është drita në fund të tunelit” thonë shokët dhe shoqet e klasës së Eugersës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.