Video po bën xhiron e rrjetit, Adriatik Lapaj rruhet te Kryeministria
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka shpërndarë në rrjetet sociale një video të kreut të Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i cili vijon protestën e tij përpara Kryeministrisë.
Në pamjet e publikuara, Lapaj shfaqet duke u rruar në mes të bulevardit, ndërsa disa prej mbështetësve të tij e filmojnë momentin. Videoja ka tërhequr vëmendje jo vetëm për skenën e pazakontë, por edhe për mesazhin shoqërues të deputetit socialist.
Në postimin e tij, Braçe shprehet se respekton këmbënguljen dhe qëndrueshmërinë e Adriatik Lapajt në protestën e tij.
“Tirana e madhe, Bulevardi i Dëshmorëve. Po të doni besojeni, po të doni mos e besoni. Unë e respektoj dhe do ta respektoj qëndrueshmërinë e Adriatikut deri në fund”, shkruan Braçe në rrjetet sociale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



