VIDEO/ Spiropali e bën Don Kishotin personazh të letërsisë shqiptare
E ftuar në Abc News, ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe deputetja e PS, Elisa Spiropali, në përpjekje për të mbrojtur kryeministrin Edi Rama, ka bërë një gafë të pafalshme.
Ish-drejtoresha e Doganave e ka quajtur Don Kishotin, personazhin e Servantesit, personazh të rëndësishëm të letërsisë shqiptare.0
“Call Centerat dhe njerëz në rrjetet sociale që sulmuan Ramën në “Porta a Porta” janë si Don Kishoti. Megjithëse Don Kishoti është një personazh i shumë kompleks dhe romantik i letërsisë shqiptare”, deklaroi ndër të tjera Spiropali në Abc News.
Zonja Spiropali njihet tashmë për gafat e saj. Më herët, në parlament, ajo do të ngatërronte flamurin tonë kombëtar.
Intervista e Spiropalit: (Pas minutës 31:29)
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



