E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Veliaj ofendon përsëri studentët e Tiranës: Ne jemi qytetarë, jo konviktorë!
Sot

VIDEO/ Veliaj ofendon përsëri studentët e Tiranës: Ne jemi qytetarë, jo konviktorë!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka shprehur përçmim për të rinjtë që shkollohen dhe punojnë në kryeqytet.

Që Erion Veliaj nuk ka skrupuj, kjo është diçka që dihet gjerësisht sepse është provuar disa herë me zë dhe figurë. Kryebashkiaku i Tiranës konsumoi dje një tjetër akt të stigmatizimit të plot të rinjve e të rejave që vijnë në Tiranë për të ndjekur studimet dhe strehohen përkohësisht nëpër konvikte, siç ndodh në fakt kudo gjetkë nëpër botë.

Gjatë një eventi publik me Taulant Ballën dhe drejtues të Policisë së Shtetit, ku u njoftuan masat për nisjen e vitit të ri shkollor, Erion Veliaj zgjidhi sërish gjuhën kundër konviktorëve, për të cilët la të kuptojë se nuk janë qytetarë.

Në një takim, Veliaj ka deklaruar se qytetarët janë ndryshe nga studentët që jetojnë në konvikte për shkak se arsyetojnë.

Sipas Veliajt, studentët nuk arrijnë të arsyetojnë, por shohin vetëm punën e tyre.

“Nëse secili bën llogaritë e veta, nuk quhemi komunitet. Quhemi disa konviktorë që secili ka atë adresën e vet. Qytetarët janë ndryshe. Ne nuk jemi në konvikt, ne jemi banorë dhe jemi qytetarë. Kjo do të thotë se arrijmë të arsyetojmë se kur do akomodojmë me prioritet fëmijët, kur do akomodojmë biznesin dhe kur do akomodojmë kantiere. Qyteti nuk është i pafundmë,”- tha Veliaj.

Më herët, Veliaj u kryqëzua në rrjet, pasi tha se “çunat e Tiranës janë zdromsa”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.